Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit – Capital T nderohet me dekoratë për ndihmën e tij

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit – Capital T nderohet me dekoratë për ndihmën e tij
Burimi i fotografisë: Instagram @CapitalT

Ndër shumë të famshëm që u mobilizuan për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nentorit në Shqipëri, ishte edhe Capital T, njofton Insajderi.

Në kohë shumë të shkurtër, ai strehoi mbi 200 persona në Kosovë, shtëpitë e të cilëve kishin mbetur të pabanueshme nga dëmet.

Për më tepër, ai u kujdes edhe për shpenzimet e shumë familjeve dhe personave të prekur. Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Asnjë vepër e mirë nuk shkon pa u shpërblyer, e kështu ndodhi edhe Capital T, i cili u nderua nga Bashkia e Shijakut.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se ka marrë dekoratë nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e falënderoi publikisht për respektin e treguar.

Në një foto ku shihet me kryebashkiakun, artisti shkruan: “Termeti i fundit ne Shqiperi ishte nder katastrofat natyrore me te medha dhe me vdekjeprures ne vendin tone dhe te gjithe ne dham kontributin maksimal me cfar kishim mundesi, nder ta isha edhe une me c’rast bashkia me e prekur ajo e Shijakut me nderoi me dekorate, shfrytezoj rastin te falenderoj kryetarin e bashkise @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)