Nga veshja te flokët tek vallëzimi në karrige dhe ndriçimi, performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards 2020, për disa dukej shumë e njohur.
Këngëtarja interpretoi një duet shumë sensual me artistin mashkull Maluma në shfaqjen e çmimeve dhe përdoruesit e mediave sociale filluan menjëherë të tregonin ngjashmëritë me performancën e Beyoncé në “Grammys 2014” me bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Lopez veshi një body-suit të zi me prerje për këtë perfomancë ashtu si Beyoncé kur këndoi “Drunk In Love” në Grammys.
Të dy artistet kishin flokë të shkurtër dhe të lagur, teksa vallëzonin një koreografi shumë sensuale, nën ndriqim shumëngjyrësh.
Më poshtë sjellim performancat e të dy artisteve. /Insajderi.com