Njerëzit po shpenzojnë para për të blerë veshje që ekzistojnë vetëm virtualisht

Njerëzit po shpenzojnë para për të blerë veshje që ekzistojnë vetëm virtualisht

Fiks, ajo shprehja “ku ka mbërritur teknologjia”.

Të blesh rroba që ekzistojnë virtualisht. A mund të ndodhë kjo? Në fakt po!

Është Tribute, një kompani me qendër në Zagreb, Kroaci, që e bën “modën kibernetike pa kontakt”, njofton Insajderi – dhe duket kështu:

In my digital Tribute pieces

Në një lloj mënyrë, kjo lloj modë është një vazhdim i një trendi që kemi parë të përshpejtohet gjatë pandemisë COVID-19. Shumica e markave të modës kanë ndaluar prezantimet në të modës pasarela dhe në vend të kësaj kanë përdorur filma të shkurtër ose vizatime virtuale për të realizuar vizionin e tyre sezonal (shembull kemi javën e modës në Paris, Milano dhe Londër).

Tribute bën veshje digjitale që i vendos në fotot e njerëzve që shpenzojnë deri në 699 dollarë në një bluzë që ekziston vetëm në internet.

Aktualisht, marka ka një koleksion të 12 rrobave virtuale në dispozicion në faqen e saj të internetit, dhe ata marrin edhe porosi. Megjithëse këto rroba nuk janë reale që ju të mund t’i vishni kur dilni, Tribute prodhon vetëm një sasi të caktuar stilesh virtuale, dhe pasi shiten, nuk ka më. /Insajderi.com

Tribute Is the Cyber Fashion Brand Making Digital Clothes

Tribute Is the Cyber Fashion Brand Making Digital ClothesTribute Is the Cyber Fashion Brand Making Digital Clothes

Burimi: Vogue