Njihuni me Leartin, talentin e ri që premton shumë, Review vazhdon me promovimin e artistëve të rijnë

Njihuni me Leartin, talentin e ri që premton shumë, Review vazhdon me promovimin e artistëve të rijnë

Emisioni ‘Review’ që transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë ambicie për sukses në sfera të ndryshme te artit dhe sportit.

Këtë javë pjesë e kësaj rubrike ishte një artist i ri i cili premton shumë në industrinë e Hip-Hop muzikës, behët fjalë për Leart Blakaj.

Gjatë kësaj rubrike keni rastin të njiheni më shumë me Leartin dhe krijimet e tij.

Ndër të tjera Learti thotë se si artist i ri është i hapur për oferta nga produksione të ndryshme, por gjithmonë nëse nuk i dëmtohet pjesa artistike e tij.

Për më shumë rreth kësaj rubrike të re, dhe për më shumë detaje për Leartin, projektet e tij dhe planet për të ardhmen e tij, ju ftojmë ta ndiqni emisionin e plotë që transmetohet çdo të shtune duke filluar nga ora 20:10 në TV Dukagjin.