Nëse jeni fans dhe vlerësoni humorin e meme-ve vendore, ju ka rastisur të shihni këtë personazhin me këmishë dhe një mimikë të fytyrës totalisht i zhgënjyer.
Ai quhet Sarim Akhtar, një britanik-pakistanez, prezanton veten në Tëitter si “një tifoz i kriketit dhe The Meme Guy”. Akhtar jeton në Londër dhe udhëtoi mbi tre orë për të parë ndeshjen me miqtë e tij. Pak e dinte që jeta e tij së shpejti do të ndryshojë.
“Nuk e dija se një ditë do të kthehesha në meme,” tha Akhtar në programin e SAMAA TV Naya Din.
Rreth një vit më parë, ai udhëtoi mbi tre orë për të parë një ndeshje me miqtë dhe lojtari pakistanez, Asif Ali, humbet një gjuajtje gjatë lojës kundër Australisë, dhe si rezultat vie edhe reagimi i Akhtar, reagim ky që u shkrep në foto.
“Pas fotografisë që u bë virale, kam marrë qindra mesazhe dhe kërkesa të miqve në llogaritë e mia në media,” tha Akhtar. Ai theksoi se po shijon famën ndërsa zgjat. “Me familje e kolegë, ne të gjithë kemi ndarë dhe shijuar memet qesharake”.
Disa njerëz madje shtypën fotografinë e tij në bluzat e tyre dhe i veshën në ndeshje të ndryshme.
Akhtar madje pati mundësinë të takojë ish lojtarin e kriketit Wasim Akram për shkak të popullaritetit të sapo gjetur.