“No Time To Die” do të jetë portretizimi i fundit i Bond nga Daniel Craig

“No Time To Die” do të jetë portretizimi i fundit i Bond nga Daniel Craig

Duket sikur ka ardhur koha t’i themi lamtumirë James Bond-it të portretizuar nga Daniel Craig pasi producenti ekskluziv i filmit ka vendosur që ai nuk do të kthehet.

Ylli i aksionit Daniel, 52 vjeç, ka luajtur 007 që nga viti 2006 kur luajti në Casino Royale – duke marrë mantelin e Bond nga Piers Brosnan i cili luajti karakterin për 11 vjet para tij.

Tani shefi i Bond-it, Barbara Broccoli, 60 vjeç, ka thënë se me të vërtetë është misioni i fundit për Danielin – por u premton fansave se do ta përfundoj karrierën   zhurmë.

Duke folur për kohën e Daniel Craig në këpucët e spiunit MI6 në një podcast Barbara, e la të kuptohej si seria e filmave të tij – Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall, Spectre dhe No Time To Die – do të kishte një mbyllje ekskluzive.

Ajo tha: “Ka disa rreshta nga libri që janë në skenar që adhuruesit e Bond do të pëlqejnë shumëdhe disa vende të mrekullueshme që përshkruhen në libra.

“Ne e mendojmë që ky film të jetë një film klasik Bond, por me një kthesë moderne.

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme sepse është filmi i fundit James Bond që Daniel Craig do të bëjë, kështu që është kulmi i gjithçkaje që portretizimi i tij i personazhit ka kaluar dhe lidh të gjitha linjat historike”./Insajderi.com

Burimi: Mirror