Noizy bënë ‘drift’ me Ferrari

Noizy bënë ‘drift’ me Ferrari

Noizy pak minuta më parë publikoi një video në Instagram me makinën e tij të tipit Ferrari.

Në videon e publikuar reperi nga Shqipëria shihet tek sa bën lëvizje akrobatike me makinën e tij luksoze.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo video të jetë pjesë e klipit të ri pasi që Noizy kishte paralajmëruar projekte të reja apo edhe ndoshta e ka bërë vetëm për qejf duke e pasur parasysh se ai është një prej rep artistëve që i kanë qejf makinat dhe posedon shumë prej tyre nga më të shtrenjtat.

Ditë më parë u publikua kënga e fundit e tij e titulluar “Sekret i Bukur” dhe deri tani llogaritet si një sukses në bazë të klikimeve të grumbulluara.