
Noizy ka fansa shumë të zjarrtë dhe këtë e themi me shumë siguri. Këtë verë që lamë pas një nga ata madje e dëshmoi adhurimin për reperin, duke gdhendur me bojë portretin e tij në këmbë, njofton Insajderi.
Reperi së fundmi po qëndron në Sarandë në pjesën e bregdetin dhe e shfrytëzoi ditën të udhëtonte drejt qytetit antik, Butrintit. Gjatë rrugës së kthimit, reperi duhet të jenë ndalur e atë e kanë parë disa nga fanset e tij që u hodhën me vrap drejt tij.
Në disa video që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, shihet makina e reperit që po xhirohej nga larg, dhe vajza që i afroheshin.
Një video tjetër, është kapur nga brenda makinës, reperi që qëndron brenda, dhe fanset e tij që përqafojnë fort atë, e ndërkohë dëgjohen duke bërtitur me ngazëllim.
Pas një ditë çlodhëse për reperin pak dashuri nga fansat e tij është ajo që duhej për të përmbyllur një ditë. /Insajderi.com