Noizy ka një apel për qytetarët pas tërmetit në Shqipëri

Noizy ka një apel për qytetarët pas tërmetit në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes, përmes IGJEUM dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile sqaron se referuar shifrave zyrtare që vijnë nga Qendra Sizmiologjike Europiane, tërmeti në Shqipëri ka qenë me një magnitudë prej 4.8 ballë, ndërsa është ndjerë në shumë zona, shkruajnë mediat shqiptare.

“E kam sharë me motër”- Lumi B dhe Bardulla tregojnë sekretet në Review

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e qytetit të tij.

Ai përmes disa shkrimeve u ka këshilluar bashkëvendësve të tij se është mirë që të dalin jashtë në ambient të hapur, të paktën për një orë.

“Durrësi është mirë të rrini pak jashtë. Një orë. Në qiell të hapur larg ndërtesave”, ka shkruar Noizy në InstaStory.

Kujtojmë që reperi i njohur kishte shprehur një gatishmëri të jashtëzakonshme për të ndihmuar qytetarët në nevojë, nga tërmeti i fundit vdekjeprurës i 26 nëntorit në Shqipëri.