Noizy kopjon Feron – kërkon 100 mijë komente nga fansat

Noizy kopjon Feron – kërkon 100 mijë komente nga fansat

Ditë më parë reperi i famshëm nga Kosova Fero i bëri një ‘diss’ reperit të famshëm nga Shqipëria Noizyt.

Projekti i Feros mban titullin ‘1 e keni’ dhe cilësohet si ‘diss’ i drejtuar kundrejt Noizyt, ky ‘diss’ u përfol mjaft shumë duke marre shume pëlqime dhe komente ne platforma të ndryshme të muzikës dhe në rrjetet sociale. Mirëpo Noizy vendosi të heshtë të mos i kundërpërgjigjet Feros.

Para pak orësh Noizy ka postuar një foto në Isntagramin e tij duke paralajmëruar këngën e tij të re që do të publikohet të premten me titullin ‘Black Lamborghini’.

Në postimin e tij Noizy po ashtu ka kërkuar nga fansat që t’i bëjnë 100 mijë komente në postimin e tij nëse dëshirojnë t’i mësojnë emrat e bashkëpunëtoreve në këngën e tij të re.

E këtë strategji dy vite më parë e ka aplikuar për herë të parë Fero, ku kishte kërkuar nga fansat e tij ti bëheshin 500 mijë komente për ta publikuar këngën e tij. Kështu Fero kishte thyer rekordin duke mbledhur mbi 500 mijë komente në një foto.