Noizy: Kush është Ledri?

Noizy ka dhënë një përgjigje interesante

Noizy: Kush është Ledri?

Rep këngëtari nga Shqipëria, i njohur me nofkën Noizy, ose ka probleme me kujtesën ose ka vendosur që të bëhet cinik, kur ka folur në një intervistë për revistën “Panorama”.

I pyetur për marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe reperëve nga Kosova, përkatësisht ata të llejbëllit BABASTARS, Noizy ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur saktësisht për njërin nga reperët, Ledri Vula, raporton Insjaderi.

“Ledri, kush është ai”, ka thënë Noizy teksa është përgjigjur nëse e njeh reperin më të përfolur shqiptar.

nojzi

Dyshimet nëse Noizy ka probleme me kujtesën hiqen kur sheh fotografinë ku shihet duke pozuar me Ledrin.

Konflikti mes Noizy-t dhe reperëve të BABASTARS ka pasur pasoja edhe të konfliktit fizik.