Noizy lë pas artistët e tjerë shqiptarë, i pari që arrin këtë sukses

Noizy lë pas artistët e tjerë shqiptarë, i pari që arrin këtë sukses

Noizy është ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë.

Në karrierën e tij muzikore ai ka realizuar disa albume dhe këngët e tij kanë me mijëra klikime në  Yotube.

Ai ka kanalin e tij zyrtar në Youtube dhe pikërisht aty ka arritur suksesin e madh.

Ai ka lënë pas të gjithë artistet shqiptarë duke arritur 1 milion “subscribers”.

“1.000.000 Subscribers në  Youtube faleminderit të gjithëve. Kënga e parë e albumit me video lançhet më datë 15 janar”, shkruan Noizy në Instagram.

Albumi muzikor i  Noizy-t  ishte parashikuar të publikohej që në muajin nëntor, por këngëtari e shtyu.

Ai qëndroi për një kohë të gjatë pas njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, prandaj nuk pati kohë të merrej me albumin.