Noizy na prezanton me gardërobën e tij gjigante brenda shtëpisë

Noizy na prezanton me gardërobën e tij gjigante brenda shtëpisë

Të jesh në yll muzike qe ndër vite ka realizuar videoklipe të shumta e koncerte, domosdoshmërisht kërkon që të kesh veshje, këpucë e aksesorë të shumtë.

E njëjta vlen edhe për reperin Noizy i cili mbi të gjitha është i apasionuar pas atleteve. Këtë lë të kuptohet edhe koleksioni i tij i madh i tyre.

Si rrallëherë, reperi na prezantoi me ambientet e tij ku jeton. Në një video në Instastory ai publikoi një video ku shihen rafte të shumta mbushur me atlete dhe kuti këpucësh.

Aty vëreheshin brende si Nike, Adidas, Moschino dhe ju mund të shihni më poshtë videon që ai ka ndarë. /Insajderi.com