Noizy paralajmëron lasimin e albumit të ri

Noizy paralajmëron lasimin e albumit të ri

Rep-artisti i njohur shqiptar, Noizy, i cili është mjaft i  dashur për publikun, ka treguar se 2021 do të jetë mjaft produkitve për këngëtarin.

Ai gjithmonë ka qëndruar aktiv me këngë të reja në treg dhe të cilat menjëherë janë bërë hite.

Krahas punëve të shpërndara në disa fusha të ndryshme, në muzikë, ai do të sjellë albumin.

Paralajmërimin e ka bërë mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke treguar se do jetë diçka madhështore.

“Albumi i ri do të jetë i çmendur”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Artisti kohëve të fundit ka sjellë projekte të shumta, përfshirë bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë.

Ndërsa kënga “1 herë e mirë” është hiti i tij i fundit, që kishte goxha tekst eksplicit./Insajderi.com