
Rep-artisti i njohur, Noizy, ka paralajmëruar albumin e tij të katërt me radhë të titulluar “Alpha”, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes rrjetit social Instagram, teksa komentet e ndjekësve të tij ishin shumica pozitive.
Noizy nuk pa zbuluar ndonjë detaj tjetër, pasi që ende nuk dihet data e publikimit të këtij albumi.
Ndërsa, në mediat rozë kanë qarkulluar lajme se pjesë e albumit do të jenë disa emra të njohur të muzikës vendore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga reperi.
Derisa fansat e tij janë duke pritur albumin, “Freestyle” është kënga e tij e fundit që u realizua një muaj më parë./Insajderi.com