Noizy zbulon emrin e albumit të katërt

Noizy zbulon emrin e albumit të katërt

Rep-artisti i njohur, Noizy, ka paralajmëruar albumin e tij të katërt me radhë të titulluar “Alpha”,  shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes rrjetit social Instagram, teksa komentet e ndjekësve të tij ishin shumica pozitive.

Noizy nuk pa zbuluar ndonjë detaj tjetër, pasi që ende nuk dihet data e publikimit të këtij albumi.

Ndërsa, në mediat rozë kanë qarkulluar lajme se pjesë e albumit do të jenë disa emra të njohur të muzikës vendore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga reperi.

Derisa fansat e tij janë duke pritur albumin, “Freestyle” është kënga e tij e fundit që u realizua një muaj më parë./Insajderi.com