Prej kohesh Noizy është rep artisti më i popullarizuar nga Shqipëria, ai njihet për projekte të shumta dhe për bashkëpunime të shumta si me artist nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.
Fakti që konkurrenca është shumë e vogël në rep dhe Hip-Hop muzikë në Shqipëri se sa në Kosovë, ka bërë që Noizy të dominoj atje për një kohë të gjatë, ani pse muzika e tij nuk është rep e as Hip-Hop i pastër.
Kohët e fundit këngët e Noizyt nuk po shënojnë sukses si dikur edhe pse reperi është shumë aktiv me projekte, e kjo ndoshta për faktin se në Shqipëri vëmendje të madh po marrin kohet e fundit dy rep artist të rinj, të cilët së fundmi kanë sjellë dhe dy projekte së bashku që po pëlqehen si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke i lënë në hije projektet e Noizyt.
Fjala është për FINEM, i cili u bë shumë i famshëm me hitin “BENZI”, ne bashkëpunim me SOLO. Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë dhe ju dha artistëve të rinj një famë të konsiderueshme.
FINEM më pas realizoj një tjetër projekt që po e përsëritë suksesin e “BENZIT”, kënga titullohet “K.P.T”, për të vazhduar me projektin më të fundit që vjen prapë në bashkëpunim me SOLO.
Kënga e tyre e re titullohet ” JENI T’LODHT”, kënga ka një javë që është realizuar dhe po pëlqehet mjaft shumë.
Edhe pse shumë i ri në karrierë FINEM duket se do ta nderroj lojën e rep muzikës në Shqipëri. /Insajderi.com