Dy emrat e njohur të showbizit, Robert e Patris Berisha u zgjuan mëngjesin e së shtunës me një lajm të hidhur, njofton Insajderi.
Nëna e tyre, Teuta Berisha ka ndërruar jetë, lajm të cilin e dha Patris Berisha për të gjitha fansat, ndjekësit dhe miqtë.
“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, shkroi Berisha në statusin e tij.
Familja Berisha pranoi shumë ngushëllime për humbjen e tyre, dhe një mesazh publik nga Nora Istrefi, ish-bashkëshortja e Robert Berishës nuk mungoi.
Ajo ndau një fotografi të zonjës së ndjerë afër mbesës së saj Renee, fotografi kjo e shkrepur gjatë festimit të ditëlindjes së vogëlushes.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, shkruan Istrefi.
Në media është raportuar për një ndarje mes Patris Berishës dhe Tunës, por kjo e fundit reagoi pas vdekjes së zonjës Teuta.
Duke ndarë një fotografi, ajo zotohet se do ta mbaje kujtimin e saj gjallë për djalin Tianin që e deshi aq shumë gjyshen e tij.
“Sot ndjehem e pikëlluar. Tian humbi nanën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, është shprehur këngëtarja. /Insajderi.com