Nora Istrefi, këngëtarja më seksi shqiptare

Nora Istrefi, këngëtarja më seksi shqiptare

Këngëtarja 33-vjeçare, Nora Istrefi së fundmi ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet me shumë stil, e veshur me një fustan të zi.

Këto imazhe artistja i ka publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 896 mijë ndjekës.

Përderisa, mbishkrimit të këtyre fotografive ua ka shtuar një zemër ngjyrë të zezë.

Nora shquhet edhe si njëra ndër artistet që di të veshet më me stil dhe padyshim çdo ditë e dëshmon që është e zonja në të dukurit thjeshtë dhe elegante në të njëjtën kohë.

Artistja është duke e shijuar edhe suksesin e këngës “Nuk e di” që është në bashkëpunim me Era Istrefin.

Kënga është publikuar më 18 prill dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube.