![Nora Istrefi shpërthen në lot pas surprizës nga nëna e saj dhe Robert Berisha](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/noraaaa-840x400-1-730x440.jpg)
Nora Istrefi padyshim që listohet në mesin e këngëtarëve më të suksesshme shqiptare që gjithmonë ka arritur të sjell hite muzikore.
Shumë e komentuar muajve të fundit sidomos për jetën e saj private, shkruan OnAir.
Edhe pse u divorcuan, prej disa kohësh tashmë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë ruajtur një raport miqësie, gjë të cilën e shohim rrallë, por shumë rrallë në vend.
Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi është e ftuara speciale këtë të shtunë në programin e Arbana Osmanit në Top Channel, e cila sipas asaj çfarë Arbana shkruan në promon e publikuar dhe çfarë shihet në video, Nora është e ftuara e këtij emisioni që ka derdhur më shumë lot se të gjithë të tjerët.