Nora rrit dyshimet për ribashkim, bënë një veprim tjetër për Robertin

Nora rrit dyshimet për ribashkim, bënë një veprim tjetër për Robertin

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi dh ish-bashkëshorti i saj, Robert Berisha kanë qenë cak i mediave rozë ditëve të fundit pasi që u përfol së ata tashmë janë ribashkuar.

E gjithë ky aludim erdhi pasi që dyshja pas tri viteve ndarje u panë së bashku me vajzën e tyre në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ata kanë zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi dhe janë duke sjellë pamje nga atje.

 

 

Në fotografinë që Robert Berisha ka publikuar së fundmi, ku shfaqet duke mbajtur vajzën e tij, nuk ka munguar as ‘pëlqimi’ i Nora Istrefit në të, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se çifti po provojnë të rindërtojnë martesën e tyre.

Kujtojmë se Nora dhe Roberti kanë qenë plot 13 vite bashkë, derisa në vitin 2019, ish çifti dhanë lajmin e ndarjes.

Së a i kanë rregulluar raportet apo nuk ka diçka më tepër se shoqëri mbetet të konfirmohet nga dyshja në fjalë./Insajderi.com