Noziy mbështet Fifin, ‘i përvishet’ Ardit Gjebreas

Noziy mbështet Fifin, ‘i përvishet’ Ardit Gjebreas

Noizy ka reaguar ashpër ndaj Ardit Gjebreas për “Këngën Magjike”, pasi ai e ka quajtur këtë të fundit artist të vogël. Ai shprehet se është vrarë zemra e një artisti të vërtetë, që u borhorit nga salla, pasi Ardit Gjebrea pa intersat para drejtësisë. Mesa duket Noizy e ka fjalën për Fifin, pasi kjo e fundit fitoi zemrat e publikut.

 

Reagimin:

Besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise.

Edhe dy këngëtarë të tjerë kanë shprehur pakënaqësi për çështjen e pikëve dhe vlerësimeve në këtë festival. Endri Prifti u shpreh se në këtë festival pati intriga dhe pazare. Ndërsa Çuni, këngëtari i cili është mik prej kohësh i Enedës, ka deklaruar se është lënduar shumë që këngëtarja nuk e ka vlerësuar me asnjë pikë në festival, ndërkohë që ai e votoi me pikët maksimale. I ftuar në “Thumb on”, Arditi zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi , ai që ka vendosur për pikët e saj.

Kënga Magjike 2019 u fituar nga Eneida Tarifa me këngën “A do ma zgjasësh dorën”. Në vendin e dytë doli Fifi, ndërsa vendin e tretë e zuri Anxhela Peristeri.