Tom Parker, një këngëtar britanik i cili kaloi pesë vjet si pjesë e bendit popullor të djemve “The Wanted”, ka zbuluar se ai ka një tumor të paoperueshëm në tru, njofton Insajderi.
32-vjeçari u tha fansave se ai ka një tumor glioblastoma të shkallës së katërt dhe i është nënshtruar trajtimit.
Parker, i cili njoftoi në fillim të këtij viti se ai dhe gruaja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, shkroi në Instagram: “Ne jemi të gjithë absolutisht të shkatërruar, por ne do ta luftojmë këtë gjatë gjithë rrugës”.
“Ne nuk duam trishtimin tuaj, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion”.
Në një intervistë me revistën “OK!”, Kelsey Hardwick, tha se mjekët e tij e përshkruan tumorin si “skenarin më të keq” dhe informuan çiftin se ishte terminal.
Koha mesatare e mbijetesës për pacientët me glioblastomë të shkallës së katërt, një nga llojet më serioze të tumoreve, është midis një viti dhe 18 muajsh, sipas organizatës jofitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar, “The Brain Tumor Charity”. /Insajderi.com
Burimi: CNN