Nuk e ndaloi as martesa e pestë! Pamela Anderson publikon foto nudo

Nuk e ndaloi as martesa e pestë! Pamela Anderson publikon foto nudo

Një javë më parë, Pamela Anderson i dha fund beqarisë për herë të pestë.

Ajo u martua në fshehtësi të plotë me partnerin e saj 74-vjeçar, Jon Peter.

Martesa e tyre i habiti të gjithë, pasi aktorja edhe lidhjen e kishte mbajtur të fshehtë.

Nga martesa e tyre në Malibu nuk ka dalë ende asnjë foto, ndërsa vetë Pamela ka postuar në Twitter foto ku shfaqej me bashkëshortin shumë vite më parë.

Megjithatë, në mungesë të fotove të dasmës, aktorja  ka publikuar në Instagram një foto nudo.

Në moshën 51-vjeçare ajo nuk i shmang pozat jshëse dhe me sa duket nuk e ka ndaluar dot as martesa e pestë.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.