Nuk është Andi, një tjetër konkurrent i “Për’puthen” me këngë për Jasminën

Nuk është Andi, një tjetër konkurrent i “Për’puthen” me këngë për Jasminën

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, së fundmi është surprizuar nga një konkurrent i këtij programi, edhe atë në mënyrën më të bukur, njofton Insajderi.

Por, jo! Nuk është Andi Artani, me të cilin ajo doli bashkë nga emisioni.

Bëhet fjalë për Alessandro Mehmeti, i cili i ka dedikuar një këngë asaj.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000!
Faleminderit nga zemra për perkushtimin dhe kohen🤍
@alessandro_mehmeti
@sardi_official“, shkruan Jasmina.

Pas këtij postimi, është aluduar se mes dyshes mund të ketë nisur një romancë dashurie, duke qenë se edhe marrëdhënia e Jasminës me Andin vazhdimisht haste në probleme (të paktën gjatë kohës sa ishin në program).

Por, vetë ish-konkurrentja i ka hedhur poshtë të gjitha.

“Të jap një sqarim para se të hidhni hipoteza. Diçka që askush se bën kur ngrihen akuza. Alessandro Mehmeti është mik shumë i mirë i imi kështu që të mos ketë njerëz konfuz. Nuk është diss për askënd! Është dhuratë për mua! Quhet vlerësim, jo shprehje dashurie!”, shkruan ndër të tjera ajo. /Insajderi.com