Nuk është bekuar ende me një fëmijë dhe kjo është sfida më e madhe për këngëtaren shqiptare

Nuk është bekuar ende me një fëmijë dhe kjo është sfida më e madhe për këngëtaren shqiptare

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është padyshim Juliana Pasha.

Fituese e pesë çmimeve në “Kënga Magjike”, një çmimi në “Kult Awards” dhe dy çmimeve në “Festivalin e Këngës”, Pasha është një nga emrat më të dëshmuar të skenës muzikore.

Kulmin e karrierës së saj e arriti në vitin 2010, kur u kualifikua për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision. Më këngën “It’s All About You”, ajo u rendit e 16-ta në shtetet pjesëmarrëse në spektakël.

Publiku është i njohur mirë me sukseset e këngëtares – e cila po atë vit që shkoi në Eurovision u zgjodh Qytetare Nderi e Burrelit – por shumë rrallë ajo ka folur hapur për jetën e saj private.

Pasha është e martuar me një muzikant, me kitaristin Altin Llakaj. Të dy janë gjithnjë në shoqërinë e njëri tjetrit edhe në punë, për faktin se ai është pjesë e orkestrës së këngëtares.

E ftuar në “E Diela Shqiptare”, si rrallë herë ajo foli shumë hapur për jetë personale në një intervistë të sinqertë me Ardit Gjebrean.

Këngëtarja rrëfen se sfida e saj më e madhe ishte dhe vazhdon të jetë mos ardhja e një fëmijë në jetë.

“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije”.

Gjithsesi, ajo shprehet shumë optimiste duke ia besuar Zotit dhe kohës këtë bekim, por edhe nëse nuk vjen ajo thotë se opsionet janë të hapura.

“Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura”.

Edhe pse ajo ka një mungesë të madhe në jetën e saj, vlerëson lartë lidhjen që ka më bashkëshortin e saj, i cili ka një vajzë, Odisea nga martesa e parë.

“Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj dhe ne ndezëm një qiri të tretë. Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien  e përditshme, punën, gjithçka”, shprehet ajo.

Ajo beson fort se të dy do të jenë bashkë deri në momentin që të mbyllin sytë dhe uron që vajza e bashkëshortit të saj të jetë gjithmonë pranë tyre. /Insajderi.com