
Teuta Rugova nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.
Duket që Teuta, e bija e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova, ka vendosur ta lërë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private.
Ish deputetja është fotografuar duke kërcyer valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse njëkohësisht.
Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllait, Blerina Kllokoqi-Rugova.