Para dy ditësh, aktorja Adriana Matoshi festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 41 vjet. Ndonëse e rrethuar nga fëmijët, familja dhe shumë miq, i dashuri i saj Keith Groeneveld ndodhej jashtë shtetit.
Kjo nuk ishte një pengesë për futbollistin, i cili u kujdes që të llastonte të dashurën e tij për ditëlindje.
Ai dërgoi një buqetë të madhe me 41 trëndafila të kuq dhe një pusullë dashurie të cilën aktorja e ndau në rrjetet e saj sociale. Krahas luleve dhe letrës ajo mori edhe një shportë me ëmbëlsira.
“Faleminderit dashuria ime, edhe pse jemi kilometra larg, ti gjen një mënyrë për të më bërë të lumtur”, përshkruan ajo tre fotot që ndau në Instagram.
View this post on Instagram
Më pas ajo zbuloi për të gjithë ndjekësit edhe letrën e dashurisë që i dërgoi i dashuri.
“Urime ditëlindjen shpirt. Së pari dua ta falënderoj Zotin që të dha edhe një tjetër vit. Do të doja të isha aty me ty, të festonim ditëlindjen si asnjëherë më parë. 41 trëndafila për të gjitha këto vjet që ti ke qenë bekim në Tokë. Këto ëmbëlsira do të të kujtojnë për verën që e kaluam në bllokim. Më beso, do të kemi edhe më shumë kujtime të bukura dhe të lumtura. Shijoje ditën tënde loçka. Më shumë bekime, me shumë jetë, me shumë dashuri. Të dua shumë zemër”. /Insajderi.com