Në fund të këtij janari, Trey Songz u arrestua pasi u përlesh me policinë në Lojën e Kampionatit AFC në Kansa City, Misuri, njofton Insajderi.
Një oficer policie u pa duke sulmuar këngëtarin 36-vjeçar në një video të marrë nga TMZ.
Megjithëse ngjarjet që çuan deri në përleshje nuk tregohen në video, tifozët aty pranë pretenduan se oficeri i policisë ishte vetë fajtor.
Videoja, e cila u shkrep nga disa rreshta prapa vendit ku ishte ulur Songz, e tregon atë ulur në karrigen e tij ndërsa një oficer policie qëndron në rresht para tij.
Ai gjithashtu mund të dëgjohet duke bërtitur: “Hiqi duart nga unë”.
Një burrë tjetër që qëndron në të djathtë të Songz, i cili duket se është pjesë e stafit të sigurimit të vendit, gjithashtu përkulet për të kapur këngëtarin.
Një dëshmitar i sulmit pretendoi se tifozët disa rreshta pas Songz e kishin tallur atë dhe ai u kishte kërkuar atyre që të qetësoheshin. Ata thanë se oficeri shkoi pas Songz pa paralajmërim, kështu që ai filloi të mbronte veten.
Artisti nuk do të përballet më asnjë akuzë pas përleshjes mëson TMZ. Prokuroria për Jackson County, MO tregon se ata kanë vendosur të heqin dorë nga ngritja e akuzave kundër këngëtarit, duke përmendur prova të pamjaftueshme. /Insajderi.com