Nuk postuan fotografi të vajzës, Bes Kallaku tregon arsyen

Nuk postuan fotografi të vajzës, Bes Kallaku tregon arsyen

Aktori i njohur Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Murtezaj vitin e kaluar kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke e sjellur në jetë vajzën e tyre Ajkën.

Në krahasim me çiftet e tjera të estradës këta të dy kanë vendosur që të mos publikojnë fotografi të vajzës, ndërsa arsyen e ka treguar Kallaku në emisionin ‘Thumb’.

“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim sepse është fëmija i Besit edhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë sonë. Fëmija im ka kohë të rritet edhe të bëhet vetë për veten e tij”, tha ndër të tjera aktori.

Kallaku po ashtu foli edhe për vështirësitë më të mëdha që ka hasur gjatë 16 viteve karrierë: “Në fillimet e mija unë vija me fugon, me autobus, ikja me ambulancë në Fushë-Krujë. Flija te Piramida. Unë nuk kisha asgjë në Tiranë. Flija te tavolina e punës në darkë sepse nuk gjeja makinë për t’u kthyer në Fushë-Krujë. Të nesërmen çohesha, laja sytë dhe shkoja te kafja dhe u thoja të tjerëve, tani sa erdha nga Fushë-Kruja.”