Për dy muaj që kur u publikua kënga “Zili Zili” e Dafina Zeqirit, në rrjete sociale është përfolur se ajo është një ‘diss’ për Taynan, njofton Insajderi.
Kur ato publikuan këngën “Bye Bye” në verën e vitit 2019, ishin ajo dyshja dinamik që gjithnjë mbështesin njëra tjetrën, por vera e 2020-tës nuk i gjeti njëjtë. Artistet më nuk ndiqen në rrjete sociale e as nuk promovojnë materialet muzikore të njëra tjetrës.
Asnjëra nga artistet nuk janë deklaruar në lidhje me thashethemet apo për arsyen se pse ato kanë shkëputur interaksionin në rrjete sociale.
Së fundmi, Dafina Zeqiri ka publikuar një shkrim në Instagram, duke shpjeguar për të gjithë ndjekësit e saj, se kujt i dedikohet “Zili Zili” – ajo e quan përshkrim të këngës, ndërsa po e quajmë qartësim të thashethemeve.
“’Zili Zili’ – është përshkrim i mungesës së vetëbesimit dhe nënshtrimit që si femrat po ashtu edhe meshkujt i bëjnë vetes për të përmbushur lakmitë e veta… Secili nga ne duhet të ketë më shumë respekt për veten, moral dhe karakter më të fortë në mënyrë që “zilia” të mos zë vend në jetët tona”, shkruan ajo në postimin që ka ndarë në Instastory.
Tani me këtë qartësi që sapo na dha artistja, më poshtë mund të dëgjoni këngën e lartpërmendur. /Insajderi.com