Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, nuk do t’i futet garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se ka pasur kontakte, si duket me parti të ndryshme politike, por ato “nuk reflektuan”, prandaj ai ka mbetur jashtë kuvendit.
Ai tha se qëllimi i tij si deputet do të ishte realizimi i “ëndrëss së qytetarëve” – Ndërtimi i një spitali kundër leukemisë.
“Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmë një ditë atë andërr të qytetarëve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!
Nuk reflektuan edhe pse kishim kontakte, dhe tani po qëndroj jashtë kuvendit si shërbëtor i qytetarit pa ndryshuar asnjeherë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com
Të dashur njerëz!
Edhe kësaj radhe nuk u bë që të jam në parlament!!
Ne po vazhdojmë të punojmë e të kryejmë punë…
Posted by Labinot Tahiri on Saturday, January 16, 2021