Nuk shkoi ashtu siç deshi – Kjo është arsyeja pse Ronela Hajati anuloi publikimin e këngës së re

Nuk shkoi ashtu siç deshi – Kjo është arsyeja pse Ronela Hajati anuloi publikimin e këngës së re

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela Hajati njoftoi të gjithë ndjekësit se pritja për këngën e saj të re do të duhet të zgjatet edhe paksa, njofton Insajderi.

Kënga mban titullin “Aventura” dhe pritej që të publikohej në fund të prillit ose fillim të majit dhe fansat e saj mezi po prisnin ta kishin këngën.

Ajo ka se kënga nuk do të lansohet nesër, për shkak se Ronela nuk ndodhet në Shqipëri. Disa ditë më parë ajo udhëtoi drejt SHBA-ve dhe pasi të kthehet që andej do të publikohet “Aventura” e shumëpritur.

“Dhe JO! Nuk do dale neser ! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare! Do ia vlejë! Ju premtoj”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë se në mes të muajit mars, Ronela lansoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. /Insajderi.com