Si duket, nuk jemi të vetmit që jemi të cilët pandemia na ka prekur në një prej “pikave të dobëta” dasmave.
Këngëtarë të shumtë, pronarë biznesesh janë ankuar prej fillimit të pandemisë për shkak të ndalimit të këtyre manifestimeve, aq sa disa prej tyre kanë shkuar aq larg sa e kanë demantuar ekzistencën e virusit.
Në Itali, më saktësisht në Romë, janë nuset ato që kanë nisur një lloj të veçante proteste kundër ndalimit të dasmave.
“Po protestoj sepse duhej të martohesha këtë vit, por shkaku i pandemisë nuk mund të gjej restorant dhe më duhet ta shtyej për vitin tjetër”, u shpreh një nga protesueset.
Protesta nuk i ngjan asnjë proteste tjetër të organizuar deri më tash. Nuset janë të veshura me vello të bardha, makiazhi i tyre është i përsosur njëjtë si do të ishte në ditën e dasmës dhe përgjatë protestes dëgjohet melodia tipike e ceremonisë.
Dasmat u lejuan sërish të mbaheshin në Itali që prej 18 majit, por me shumë pak të ftuar. Mbajtja e maskave është e detyrueshme për të gjithë, madje edhe për çiftin, ndërsa nuk lejohet hedhja e buqetës apo orizit tradicional si dhe shoqërimi i nuses krah për krah nga babai në altar për shkak të distancimit social./Insajderi.com