Nuset shqiptare me veshje ari deri në 250 mijë dollarë

Nuset shqiptare me veshje ari deri në 250 mijë dollarë

“Nëse nuk je i Zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin” Elton Mehaj, i cili është menaxher i kompanisë ‘Estrada kosovare’, është personi i parë i cili është marrë me organizimin e komplet një dasme.

Pas 16 viteve sa ai punon me këngëtarët shqiptar, në emisionin “Why Not” nga Roza Lati ka zbuluar se si ka rënë vlera e koncerteve dhe këngëtarët janë drejtuar kah dasmat, arsyet e këtij ndryshimi sipas tij janë pagesat, dhe se ata po ndihen më mire në ambientet familjare.

“Koncertet, vitet e fundit kanë nisur të bien disa këngëtarë, të bien niveli i mbrëmjeve apo i punës që bëjnë ata dhe po ecin më shumë dasmat. Te ne në Kosovë, shumica e atyre që nuk kanë kënduar në dasma më përpara, tani kanë filluar të këndojnë se pagesa është më e mirë, një ambient familjar dhe kryesisht po ndihen mirë”, ka thënë Elton Mehaj.

Në këtë emision gjithashtu u fol edhe për shpenzimet e shumta që bëhen për dasma në disa vende shqipfolëse. Në këtë pjesë Eltoni përmendi dasmat që bëhen në Kërçovë që sipas tij në këtë vend bëhen shpenzime marramendëse.

“A e di sa kushton veshja e një gruaje në Kërçovë? 250 mijë dollarë! Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”, tha Eltoni.