“ O babë na kpute shpirtin”, Shkenda flet për herë të parë pas vdekjes së babait

“ O babë na kpute shpirtin”, Shkenda flet për herë të parë pas vdekjes së babait

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova të martë ka humbur babin e saj.

Pas njoftimit për vdekjen e babait, këngëtarja ka bërë postimin prekës për të.

“O bab o zemra jem ma kpute shpirtin, qofsh i Xhenetit o njeri mire ”, ka shkruar këngëtarja.

Më vonë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me anë të një telegram ngushëllimi njoftoi se Shaip Dubova vdiq si pasojë e koronavirusit.

“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se fakti që Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.

“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit./Insajderi.com