Tradita me ndeja live prej shtëpisë, po vazhdon nga Rave, por kësaj here jo të shtunën por të mërkurën. E ky ndryshim dite e ka një arsye, festojmë ditëlindjen e Oda Halitit, e njohur si njëra nga DJ më të mira në rajon. Për ditëlindje të saj, Oda do të përkujdeset që të na disponoj me muzikë të mirë, ashtu siç din vetëm ajo.
Duke filluar nga ora 21:00 do të mund ta ndiqni përfromancen nga Oda online ne Facebook të Rave dhe të Insajderi.
Oda i takon një rangu të artistëve me debutim të tillë që shohim vetëm një herë në dekadë.
Pa ndonjë promovim industrial, ajo ishte në gjendje të bindte me talentin e saj dhe të ftohej drejtpërdrejt nga Qyteti i Prishtinës në klubet dhe festivalet më të njohura ndërkombëtare.
Vetëm për të përmendur disa, ajo tashmë ka performuar në vende si Berghain (Berlin), Rote Sonne (Mynih), Nordstern (Basel), Ankali (Pragë), Motel Campo (Gjenevë), Kala Festival (Dhërmi), Sunny Hill (Prishtinë) si dhe në Javën e Modës Berlin, Javën e Artit Basel, Charlie (Mynih) dhe shumë tjera.
Për ata që ende nuk e kanë takuar: Oda u lind dhe është rritur në Prishtinë. Për më shumë se dhjetë vjet ajo është producente dhe DJ-artiste e zellshme e vendosur në skenën e muzikës elektronike të Ballkanit.
Stili i Odës si DJ bazohet në kurimin e këngëve nga disko në tekno, të çiftëzuara me acid dhe experimental electronica. Çka e bën performancën e saj të veçantë është mënyra e saj e bashke dyzimit të këtyre zhanreve të ndryshme, njëkohësisht duke i mbajtur ato funky dhe sexy, gjë e cila e shëndrron çdo hapësirë vallëzimi në një festë të flaktë.