DJ Blunt ndaj Ledrit. Kurse dita e sotme, ësht�" />

Ofendime publike: Një tjetër përplasje personazhesh në industrinë muzikore

Ofendime publike: Një tjetër përplasje personazhesh në industrinë muzikore

Pak ditë më parë, Insajderi pati raportuar për sulmet verbale të DJ Blunt ndaj Ledrit.

Kurse dita e sotme, është rezervuar për dy personalitete tjera të industrisë së muzikës, njofton Insajderi.

Fjala është për reperin Sin Boy dhe reperin tjetër Nushi, ku ky i fundit sulmon verbalisht këtë të parin.

Përmes rrjetit social Instagram, në një postim tashmë të fshirë, Nushi e ka ofenduar Sin Boy mes tjerash edhe duke e quajtur ‘grekofil’ përkundër faktit se dihet që reperi Sinboy është shqiptar dhe me Greqinë e lidhë vetëm fakti se ka jetuar për shumë vite atje si qindra mijëra shqiptarë.

Sin Boy u bë i njohur në tregun shqiptar, së pari me bashkëpunimin me Rinën, për këngën “Gigi”. Më pas dalja e bujshme e Rinës nga “On Records” dhe zyrtarizmi i lidhjes me reperin Sin Boy, bënë që dyshja të ishin gjithnjë në vëmendjen e publikut.

Nuk dihet se çka e ka shtyrë Nushin të shkruajë këto ofendime kundrejt Sin Boy, e në anën tjetër as ai as Rina nuk kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

E gjitha që çifti po bëjnë, është promovimi i këngëve të tyre. /Insajderi.com