“Oj Kosovë oj nana ime”, aktori i njohur turk poston video duke vallëzuar me flamurin shqiptar

“Oj Kosovë oj nana ime”, aktori i njohur turk poston video duke vallëzuar me flamurin shqiptar

Aktori i njohur në Turqi, Burak Yoruk, është një nga emrat më të kërkuar të kinematografisë të këtij shteti.

Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

 

Por janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare dhe këtë e ka thënë ai më shumë krenari kur ka treguar për prejardhjen e tij.

 

 

Ai së fundi teksa postoi një foto të tijën, të cilën e shoqëroi me disa fjalë shqip.

 

“Djali i nënës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

 

Buraki ka marrë pjesë në një dasmë, ku ka postuar një video duke kërcyer më flamurin shqiptare, dhe kjo ka bërë që ndjekësit e tij ta komentojnë gjatë.

Ai ka marrë shumë komente pozitive duke u pëlqyer shume.

Kujtojmë që projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen./Insajderi.com