Këngëtarja Olta Boka që është shtatzënë në muajin e fundit – gjë që u kuptua së fundmi – ka ndarë me ndjekësit e saj se ajo kishte fshehur një sekret gjatë perfomancës në Festivalin e Këngës, njofton Insajderi.
Në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Olta pati konkurruar me këngën “Botë për të dy”, ku u kualifikua për finale.
Mirëpo asokohe askush nuk kishte idenë se ajo ishte shtatzënë dhe se këngën ia kushtonte frytit të saj të dashurisë.
“Ne dhjetorin qe lame pas, une per here te pare ne jeten time, nuk ndihesha vetem ne skene. Asnje se dinte asokohe, por te dija qe kendoja ne skene me dhuraten me te bukur qe mund te me dergonte Zoti, me mbushi me emocionin me te madh qe mund te kisha perjetuar ndonjehere. Nuk luftoja per kupe sepse tashme triumfi rritej brenda meje!”, shkroi ajo në përshkrimin e një inserti të shkurtër, shkëputur nga performanca e saj.
Para pak ditësh, Olta Boka konfirmoi se ajo ishte shtatzënë dhe këtë e bëri në muajin e fundit. Ajo ndau me ndjekësit e saj se është në pritje të një vajze. /Insajderi.com