“Na ishte se ç’na ishte njëherë e një kohë”, thotë Olta Gixhari për gjumin, që kur solli në jetë vogëlushin e saj, njofton Insajderi. Në një postim në llogarinë e saj ajo thotë po vuan nga mungesa e gjumit, gjë që është e njëjtë për shumë nëna të reja.
Por e gjithë kjo për të është një vuajtje e ëmbël, sepse të qenit nënë për të është nga privilegjet më të bukura të jetës.
Jo shumë kohë më parë, në një postim në Instagram që do të ishte edhe i pari pas lindjes, ajo shkroi se vogëlushi i saj, Amar, i kishte dhënë emocionet më të forta që kishte përjetuar ndonjëherë.
“Amar është djali i vetëm në këtë botë që më ka bërë të qaj, të qesh, të vuaj të lumturohem, të qëndroj pa gjumë, më bën të dridhem, më jep forcë të mendoj ndryshe për të ardhmen… sa më është bërë xheloz dhe burri”, kishte shkruar aktorja në një postim të gushtit në Instagram.
Pasi ajo kishte konfirmuar se është në pritje të ëmbël, postimet e saj me barkun e rrumbullakosur nuk munguan në rrjetet e saj sociale. Madje ajo ka ndarë rrugëtimin e saj drejt mëmësisë e ka ndarë detajisht. Postimet e saj kanë qenë gjithnjë me një theks të veçantë në pozitivitetin trupor.
Në një fotografi në bikini ku shfaqi barkun e rrumbullakosur dhe gjinjtë e fryrë, iu referua trupit të një shtatzëne si ‘vendi special ku rrisim kryeveprat tona’.
“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës. Gjinj të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur, si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë! Shijojeni shtatzëninë, mos kini turp nga trupi juaj në këtë proces magjik. E ka falur Zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që vetëm dashuri përcillni.”
Aktorja ka kohë që është shpërngulur në Spanjë dhe jeton me partnerin e saj, lidhje të cilën ajo e mban të mbyllur hermetikisht, shumë larg nga sytë e publikut. /Insajderi.com