Olta Gixhari shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit

Olta Gixhari shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit

Pak javë më parë, aktorja Olta Gixhari i bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj – të cilin nuk e ka bërë ende publik – u bënë prindër të një vogëlushi që i lanë emrin Amar, njofton Insajderi.

Aktorja ishte distancuar disa ditë nga rrjetet sociale për t’u ambientuar me rolin e saj të ri dhe vetëm tani, ajo publikoi një foto pas lindjes, por që portretin e vogëlushit nuk e ka zbuluar ende për ndjekësit e saj.

Në postimin e saj ajo shkruan se më në fund ja doli të dalë nga shtëpia për të bërë një foto të bukur. Ajo thotë se ky vogëlush është djali i vetëm në jetën e saj që i ka falur shumë emocione njëherësh.

“Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume, me ben te drridhem, me jep forc, te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere xheloz dhe burri”.

Faktin që ajo është tejet e lumtur, nuk e fshehu aspak duke shkruar, “Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane”. /Insajderi.com