
Olta Gixhari duket se nuk ka marrë nga partneri i saj vetëm trëndafila të kuq për ditëlindje. Aktorja ka ndarë pak çaste më parë me ndjekësit në “Instagram” një video, ku shihet duke u hedhur nga avioni me parashutë.
“Surpriza më e papritur, më e çmendur dhe ajo që të lë pa frymë”-ka shkruar Olta krahas videos.
Kujtojmë se pak ditë më parë 33-vjeçarja pohoi se po përjeton një histori dashurie dhe se momentalisht ndihet tepër e lumtur.
E megjithatë, identitetin e partnerit preferoi ta mbante të fshehtë. Duhet përmendur fakti se prononcimi i saj erdhi fill pasi publikoi një video bashkëshoqëruar me mbishkrimin “E bërë nga dashuria ime”.