Onat e thumboi në mes të emisionit, reagon Mozzik

Onat e thumboi në mes të emisionit, reagon Mozzik

Dy javë më parë, reperi i “Babastars”, Onat, ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Gjatë lojrave në studio, atij iu kërkua të thonte emrin e një artisti i cili sipas tij, nuk ishte i mirë me tekstet dhe kishte nevojë për ndihmë në të shkruar.

 

Onat përmendi emrin e reperit Mozzik, ndërsa nuk vonoi një përgjigje e Getinjos për reperin e “Babastars”.

Getinjo qeshi me të madhe në një postim në InstaStory pas kësaj deklarate.

Mirëpo, nëse po mendonit se Mozzik do ta anashkalonte këtë thumb, e keni gabim!

Pak më parë, ai ia ka kthyer me stil përgjigje reperit Onat në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, duke u shprehur se njeh persona që s’dinë të shkruajnë por janë gjithsesi një hap para në jetë.

“Njoh njerzt e fortë , i njoh njerzt e ligë
Njoh njerz qe s’din me shkru amo n’jetë ta lojnë pikë !”- janë fjalët e Mozzik krahas fotos.