“Onufri” risjell “Lirikë me shi” të Azem Shkrelit

“Onufri” risjell “Lirikë me shi” të Azem Shkrelit

Një nga veprat më të veçanta poetike “Lirikë me shi” e Azem Shkrelit ribotohet këtë vit nga shtëpia e mirënjohur botuese “Onufri”.

Ky libër poetik do të jetë së shpejti në duart e lexuesve shqiptarë, të cilët do të jenë kureshtarë ta njohin dhe rinjohin një poet të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe një vëllim të vlershëm estetik e artistik, siç është “Lirikë me shi” e Azem Shkrelit.

Lexuesi shqiptar këtë vepër do të mund të gjejë në librarinë “Onufri” në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, si dhe së shpejti në të gjitha libraritë e Tiranës, ato të Prishtinës, si dhe në librartë e qytetev të tjera shqiptare.

“Lirikë në shi” u botua fillimisht në Prishtinë dhe u ribotua në Tiranë, viti 1997, pikërisht nga shtëpia botuese “Onufri”.

Veprat e tjera të shkrimtarit tone të madh, Azem Shkreli, janë: “Bulzat”, poezi, “Karvani i bardhë”, roman, “Ëngjëjt e rrugëve”, peozi, “E di një fjalë pre jguri”, poezi, “Nga bibla e heshtjes”, peozi, “Pagëzimi i fjalës”, poezi, “Sytë e Evës”, tregime, “Fosilet”, dramë, “Varri i qyqes”, dramë, “Nata e papagajve”, peozi, “Zogj dhe gurë”, poezi.