
Demi Moore ndezi thashetheme se ajo ka bërë operacione plastike ndërsa u shfaq në pasarelën e “Fendi”, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.
Ndërsa aktorja po bënte debutimin e saj në pistë, shumë njerëz vunë re se ajo duket ndryshe dhe mollëzat e saj u dukën shumë më të mprehta.

Splash News
Shpejt, adhuruesit u kyçën në Twitter për të komentuar mbi ‘pamjen e re’ të aktores.
Një nga përdoruesit e rrjetit social shkroi: “Nuk duket aspak si Demi Moore. Dhe nëse ajo është Demi Moore, atëherë kirurgu i saj bërë një punë është një shkaka”.
Tjetër komentues shkroi: “Çfarë i ka bërë Demi Moore fytyrës së saj?”
Një i tretë, ndau disa fotografi të aktores duke shkruar: “Umm… Çfarë dreqin ka ndodhur me fytyrën e Demi Moore?”
Aktorja akoma nuk ka reaguar në lidhje me komentet që kanë vërshuar rrjete sociale sa i përket ‘ndryshimit të saj’. /Insajderi.com