Kirurgu i njohur Ymer Durmishi që punon në klinikën Euromed jep një shpejgim interesant mbi përparësitë e kirurgjisë laparoskopike – një ndërhyrje brenda trupit pa lënë pasoja kozmetike

Laparoskopia është një teknikë kirurgjikale mini-invazive që realizohet me anë të incizioneve të vogla në abdomen, nëpërmes të cilave vendosen instrumentet e caktuara që mundesojnë vizualizimin e organeve si dhe realizimin e operacioneve të caktuara.Sot perdorim një teknologji të avancuar me kamera endoskopike moderne , monitor të fuqishëm , sonda ekografike laparoskopike ,sistemin e prerjes me ultrazë,autosuturat dhe instrumentet e tjera të adaptuara qëllimisht për laparoskopi .Të gjitha këto instrumente të perdorura nga kirurgët me pervojë mundesojnë realizimin e operacioneve të rëndësishme me anë të vrimave 5 dhe 10 mm.Që nga fillimi i aplikimit (vitet e 80-ta) e deri me sot kirurgjia laparoskopike ka pësuar shumë modifikime si në mënyrën e veprimit por edhe në instrumentet e punës dhe ka hapur edhe portat e reja në kirurgji siq është kirurgjia me një vrimë, kirurgjia nëpermes vrimave natyrore e deri te kirurgjia robotike.
Laparoskopia ka nje gamë të gjërë të aplikimeve.Në saje të avantazheve që ofron për pacientet dhe në saje të aspektit praktik kjo teknikë shëndrrohet në një procedurë normale për shumë indikacione në kirurgjinë abdominale, urologji dhe gjinekologji.Ne saje të laparoscopisë kemi një zvoglim të traumatizmit parietal dhe stabilitet të forcës imunitare dhe e gjithë kjo zvoglon rrezikun nga komplikimet infektive dhe dispersionin tumoral.Disa punime shkencore konfirmojnë gjithashtu se laparotomia rritë në masë të dukshme faktorët e rritjes tumorale tek shtazët në krahasim me laparoskopinë.
Kjo kirurgji mund të realizohet për qëllime :
a)diagnostike
b)terapeutike.
Operacionet që mund të realizohen me anë te laparoskopisë janë :
Kirurgjia e kolonit dhe rektumit: Sëmundjet inflamatore,CROHN,rektokoliti ulcero-hemoragjik,polipoza familjare,sëmundjet divertikulare,sigmoditi, kanceri i kolonit dhe rektumit,prolapsusi rektal etj.
Kirurgjia e zorrës së hollë: Apendiksi,divertikulet,okluzioni intestinal,tumoret etj
Kirurgjia e melqisë, kolecistës dhe rrugëve biliare
Kirurgjia e shpretkës,gjëndrrës mbiveshkore ,kistës së pankreasit .
Kirurgjia e stomakut dhe ezofagut: Semundjet e refluksit,hernia hiatale.akalazia,vagotomia,tumoret e ezofagut dhe stomakut
Kirurgjia e parietit abdominal: Hernia inguinale,hernia ombilikale, laparocella,
kirurgjia e obezitetit: Unaza gastrike dhe Gastrektomia vertikale
Avantazhet e kirurgjisë laparoskopike:
Duke zvogluarë madhësinë e incizionit ,laparoskopia zvogëlon karakterin invaziv dhe morbiditetin e procedurave kirurgjike dhe permirëson rezultatin kozmetik në krahasim më kirurgjinë e hapurë dhe shkakton më pak adherenca. Vizualizimi i strukturave anatomike,fokusimi në fushën operatore dhe diseksioni me precizitet të lartë e rrisin dukshëm efikasitetin e një operacioni dhe zvoglojnë sasinë e humbur të gjakut gjatë operacionit.
Pastaj, duke zvogeluar karakterin invaziv dhe morbiditetin zvogëlon dhimbjen,zvoglon rrezikun e komplikacioneve dhe infeksioneve .Ne mënyrë signifikative zvoglohet edhe kuantiteti i substancave analgjezike dhe shkurtohet koha e qëndrimit në spital dhe kthimi me i shpejtë në aktivitetet e përditshme.
Kundërindikimi për laparoskopi
Intoleranca kardiorespiratore ,qrregullimet e kuagulimit ,anomalitë e organeve dhe operacionet paraprake abdominale mbesin edhe më tutje shkaktarët kryesor për mos realizimin e laparoskopisë.
Dizavantazhet e laparoskopisë
Laparoskopia kërkon formim të posaqshëm dhe të gjatë
Kohëzgjatja e operacioneve është më e madhe
Cmimi i lartë materjaleve dhe instrumenteve laparoskopike
Konkluzioni
Laparoskopia është nje qasje kirurgjike me avantazhe të shumëfishta.Ajo sot paraqitet si rezultat i kërkimeve të shumta në kirurgjinë mini-invazive që duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen sepse kjo ofron në të njëjtën kohë një kirurgji të sigurt dhe konfort shumë më të lartë për pacientin.Me anë të teknologjisë informatike është e mundur të krijohen imazhet në 3D nga një imazheri radiologjike e pastaj të duken strukturat anatomike të kerkuara.E gjithë kjo e kombinuarë me laparoskopi dhe në superpozicionim më imazhet e CT ose IMR në peroperator mundëson të dirigjohet operacioni në menyrë efikase nga ana e kirurgut.Trajtimi i imazhit më informatikë , qoftësi realitet virtual ose robotik janë sfidat e ardhshme të zhvillimit të laparoskopisë që ndoshta edhe me tepër do i zhvendosin kufijtë e kësaj kirurgjie që më të drejtë quhet ,, revolucioni i dyte francez,,
Dr.Ymer Durmishi,kirurg në Spitali Euromed