Orinda Huta kritikohet shpesh nga vjehrra, tregon arsyen

Orinda Huta kritikohet shpesh nga vjehrra, tregon arsyen

Orinda Huta, tashmë e martuar prej dy vitesh me moderatorin Turjan Hyska, ka rrëfyer së fundmi disa të pathëna nga jeta e tyre bashkëshortore.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Orinda u tregoi fëmijëve se vjehrra e saj e ka shumë problem faktin që Orinda del gjithmonë më e gjatë se Turjani kur mbath taka..

“Unë s’e kam hiç problem me qenë i çikë më e gjatë se burri im, edhe burri im se ka fare problem, por ndonjëherë e hedh atë që shkurtoji i çikë ato takat. Por, më problem se të gjithë, se burri dhe se unë, e ka vjehrra ime. Ajo shqetësohet shumë dhe më thotë: Po shkurtoji i çikë ato takat se s’u bë nami”, rrëfeu Orinda, duke shkaktuar më pas të qeshura në sallë.