
Me anë të disa postimeve në Instagram, modelja Oriola Marashi ndau një lajm të kobshëm me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo njoftoi se familjarja e saj, që ajo e quante tete ndërroi jetë. Modelja ishte shumë e afërt më të ndjerën duke shkruar se më të kishte kaluar pjesën më të bukur të jetës.
Në postimin e parë ajo publikoi një fotografi duke i mbajtur dorën tetës së saj, ndërsa në një të dytë ajo i dedikon disa fjalë të ndjera.
“Drita ime e bukur ti, Zoti të past në krahët e tij e u prehsh në paqe. Me ty kalova pjesën më të bukur të jetës time”, shkruan e pikëlluar modelja. /Insajderi.com