Oriola Marashi tregon çfarë e tërheq më shumë tek partneri i saj

Oriola Marashi tregon çfarë e tërheq më shumë tek partneri i saj

Pasi u përfolën gjerë e gjatë në media për marrëdhënien e tyre të re të dashurisë, më në fund Eros Grezda konfirmoi lidhjen me Oriola Marashin, duke iu referuar gjatë një interviste si “e dashura”.

Dyshja po i kalon bashkë ditët në karantinë dhe tashmë Oriola nuk ngurron të publikojë postime që lidhen drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me Erosin, si ky i ditës së sotme.

Modelja ka ndarë me ndjekësit një meme, e cila tregon se ka dy lloje meshkujsh në botë; “egoistët dhe xhentilët”.

“Zgjidhni të duhurin vajza”- shkruan Oriola, duke lënë të kuptohet se ajo vetë e ka gjetur të duhurin e saj.

Me këtë postim, modelja tregon se ajo që i pëlqen më shumë tek partneri është fakti që Eros është gentleman.

Çifti duket në kulmin e lumturisë dhe po e shijojnë në maksimum kohën me njëri-tjetrin.

 

 

Dissi i Morena Tarakut për emisionin Review